“2 KORRIKU”/ Osmani: Pikënisja drejt shtetit të Kosovës! Haradinaj: Në atë deklaratë u vendosën themelet e Shtetit

34 vjet më parë u shpall deklarata kushtetuese e Kosovës, ndërsa figura të larta të shtetit atje vlerësuan këtë deklaratë. Deklarata Kushtetuese e Kosovës sipas Presidentes Vjosa Osmani ishte pikënisja e Shtetit të Kosovës.

“2 KORRIKU”/ Osmani: Pikënisja drejt shtetit të

34 vjet pas shpalljes së deklaratës kushtetuese të 2 korrikur të vitit 1990 drejtuesit e Kosovës kanë vlerësuar me notat më të larta atë ngjarje.

Në 34-vjetorin e shpalljes se kësaj deklarate, e para e shtetit Vjosa Osmani ka takuar disa nga delegatët e asaj kohe.

“2 KORRIKU”/ Osmani: Pikënisja drejt shtetit të

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky dokument ishte pikënisje drejt realizimit të idesë së për Kosovën shtet të pavarur.

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte pikënisje drejt realizimit të idesë së kamotshme për Kosovën shtet të pavarur”, shkruan Vjosa Osmani.

“2 KORRIKU”/ Osmani: Pikënisja drejt shtetit të

Sipas Presidentes së Kosovës në atë deklaratë u vendosën themelet për realitetin e sotëm- Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Në lidhje me këtë përvjetor ka reaguar edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili tha  se Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vite më pas nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe aleatët perëndimorë të prirë nga Amerika.

“2 KORRIKU”/ Osmani: Pikënisja drejt shtetit të

“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 i dërgoi botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi”, tha Haradinaj.

EMISIONET