Presidenti i Republikës ka shpallur datën për hedhjen e shortit për anëtarët e rinj të këshillit të emërimeve në drejtësi të cilët e nisin detyrën në 1 janar të 2021.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë institucioni i Presidentit.

Me 4 dhjetor, kreu i Shtetit Ilir Meta do të hedhë shortin në prani të përfaqësuesve të Gjykatës Kushtetuese, KLGJ-së, KLP-së dhe Avokatit të Popullit. Kandidatët të cilët kanë plotësuar kriteret për t’u zgjedhur anëtarë të KED janë 4 anëtarët e Kushtetueses, 3 të Gjykatës së Lartë, 31 gjyqtarë të gjytakave të apelit në Tiranë dhe rrethe.

Rikandidon Dvorani

Në short të do jenë 5 anëtarë të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krim të organizuar në listimin e 9 emrave të gjykatës administrative të Apelit vihet re rikandidimi i ish/kryetarit të KED, Ardian Dvoranit, i cili gjatë punës së tij ka patur përplasje të forta me Presidentin Ilir Meta.

Madje ky i fundit pakënaqësitë ndaj ish-kryetarit të KED ia përcolli edhe Venecias, të cilët jo pak, në raportin e tyre, ishin treguar kritik për punën e KED në drejtimin e Dvoranit.

Por nësë do të jetë sërish në këtë organ, Dvorani duhet të shpresojë të fati, në përzgjedhjen e goglës. Pjesë të shortit do të jenë edhe 20 përfaqësues të Gjykatës Administrative të Rretheve. Gjithashtu 9 prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe 9 të Prokurorisë së Apeleve do të jenë pjesë e këtij shorti i cili do të hidhet nga Ilir Meta.

Janari 2021

Por deri në janar të 2021, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e cila është në detyrë deri në fundvit duhet të punojë me nxitim për të bërë renditjen e kandidatëve për 2 vakancat e Presidentit dhe parlamentit për Gjykatën Kushtetuese.

Si dhe të punojë për rivlerësimin e kandidatëve për vakancën e tretë. SHBA dhe BE u kanë bërë thirrje KED, Presidencës dhe Kuvendit që të bëjnë punën e tyre për ta bërë funksionale Kushtetuesen deri në fund të dhjetorit.

Procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias on line, etj.

Lista e kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese:

Lista e kandidatëve të KLGJ:

Lista e kandidatëve të KLP: