Zhllima: Dy standarde në autorizimet për masën e sigurimit, debati është politik dhe jo procedural
I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, avokati Gylsen Zhllima deklaroi se debati për masat e sigurisë nuk lidhet thjesht me provat apo rrezikimin e dëshmitarëve, por me një qasje të ndryshme politike në trajtimin e rasteve nga mazhoranca dhe kryeministri.
"Zakonisht prokuroria ka këtë si armë që shiko, kemi prova që personi dëshiron të prishë hetimet, personi ka shprehur vullnetin në mënyra të ndryshme, në mënyrë të paligjshme, që të kërcënojë dëshmitarë, të largohet nga vendi.
Pra, gjithmonë në çdo masë sigurie duhet të keni parasysh ju, që do ta dëgjoni tek prokurori.
Pra, është në fakt konkret, po është një, apo është një supozim, kjo ndodh gjithmonë gjatë masave të sigurisë edhe sidomos edhe përpara parlamentit, për shkak se ata qëllimin e tyre e kanë që të marrin autorizimin. Prandaj ata duhet të shpikin një alibi të tillë.
Arrestoje personin, çoje përpara drejtësisë dhe pastaj sill e si dëshmi për të favorizuar atë kërkesën tënde që bën parlamentit.
Por, unë do të them diçka tjetër që s'ka të bëjë fare me provat apo me, me intimidimin e dëshmitarëve.
Këtu shikojmë një qasje tjetër të prokurorisë.
Pra, duhet të keni parasysh diçka. Kur u kërkua arrestimi i zotit Ahmetaj, zoti Rama urdhëroi menjëherë grupin parlamentar të asaj kohe për të lëshuar autorizimin tek Kuvendi.
Dhe ju e dini shumë mirë që atëherë në atë kohë ka qenë zoti Dumani kryeprokuror.
Ndërsa kësaj radhe, prokuror është zoti Braho. Pra do të thotë që zoti Rama ka inskenuar një situatë shumë të mirë për veten e tij, që të dobësojë kryeprokurorin e ri, i cili merr tani për herë të parë, do të thoja një refuzim nga zoti Rama për të lëshuar autorizimin edhe duke pasur parasysh që ky person paska intimiduar dëshmitarë ose është rrezik për të prishur prova.
Pra, në rast të marrim dy sjellje të ndryshme midis Ballukut dhe Ahmetajt, do të shikojmë që ka një qasje tjetër grupi parlamentar socialist, por edhe zoti Rama.
Nuk është tek provat, por është pikërisht tek sjellja politike, që në një reformë në drejtësi që zoti Rama thjesht vetë ka normuar dhe është krenuar nga 2022-shi deri në 2025-ën, do të thotë që nuk kemi të bëjmë me këtë anë që është thjesht vetëm proceduriale dhe nuk ka asnjë vlerë tjetër.
Pra, vetëm këtë gjë duhet të sjellim si panoramë. Tjetër sjellje për zotin Ahmetaj, tjetër sjellje për zonjën Balluku.
Kur kemi të bëjmë me hetime paraprake, do të thotë që jo të gjitha provat shkojnë përpara Kuvendit, jo të gjitha provat shkojnë përpara gjykatës, se jemi në fazën hetimore.
Ajo që unë dua të them është kjo, që zoti Rama ka një qasje tjetër me reformën e tij në drejtësi dhe këtu është dhe këtu duhet të shtohet, pra duhet të shtrohet diskutimi, jo për provat, sepse zoti Rama kërkon që në, duke e çuar diskutimin tek provat, duke e çuar diskutimin tek masa e sigurisë, thjesht heqim nga vëmendja koherencën e munguar të zotit Rama pas tetorit të 2025", u shpreh Zhllima.
Ndiqni emisionin e plotë:

