''Zgjedhjet më të këqija që nga 1996'', Pano Soko: Morëm 70 mijë vota të njerëzve të lirë

Pano Soko nga Nisma Thurje i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se këto zgjedhje ishin zgjedhjet më të këqija që ka prodhuar Shqipëria që nga viti 1996.

Soko: Ndjesia është mikse. Ka ndjesi të mirë sepse ne morëm 70 mijë vota që janë 70 mijë vota të lira, të njerëzve të lirë, të cilët besuan se ky vend ka nevojë për një ndryshim rrënjësor.

Por nuk ishin vetëm 70 mijë, ata do të ishin shumë më shumë nëse nuk do ishte represioni i pushtetit.

Nëse nuk do ishte deformimi më i madh i zgjedhjeve që është bërë që nga viti 1996.

Nëse më lejon ti vendos një emër këtyre zgjedhjeve, janë zgjedhjet më të këqija që ka prodhuar ndonjëherë Shqipëria përveç atyre të vitit 1996.

EMISIONET