Baçi: Berisha në SHBA nuk duhej të lobonte për heqjen e 'non gratës', por për hapjen e...
Analisti, Agim Baçi në një intervistë në Ora Neës u shpreh se Berisha në SHBA nuk duhej të lobonte për heqjen e non gratës.
Baçi: Ndoshta për shkak të presionit të madh publik se mund të ndikonte në zgjedhje dmth u pa qartë se nuk ka ndodhur ndonjëherë që një seancë paraprake të zgjatet kaq shumë.
U ndoqën të gjithë ato klauzolat dmth dhe ndoshta mirë bënë sepse unë mendoj se kishte boll raporte presioni mbi disa emra të opozitës të cilët mund të përktheheshin si një pjesë e presionit ndaj votuesve të tyre.
Kështu që ishte diçka që dihej sepse po të ishte për tu kthyer do ishte kthyer që në momentin e parë dhe nuk do kalonte në gjykim.
Megjithatë unë mendoj se është një proces që sa më shpejt të zgjidhet aq më mirë.
Dy gjëra kanë qenë kryesore për mua Berisha duhej të kishte këmbëngulur që të zgjidheshin sa më shpejt.
Kjo çështje një për të cilin ai akuzon qeverinë se e ka montuar dhe se nuk ka asnjë fakt.
Dhe patjetër lobimi që duhej të kishte bërë në SHBA, jo për të hequr Non gratën por për të hapur dosjen.
Berisha duhej ti kërkonte DASH, që të hapej dosja MCgonigal.

