"Zgjedhjet dhe burgu i hapur", Berisha: 2 mesazhet e Escobarit në Tiranë. Mbyllen çështje monstruoze nga SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha analizoi komentet e zyrtarit amerikan Gabriel Escobar gjatë një interviste për mediat, dhënë gjatë vizitës së tij në Tiranës disa ditë më parë.

"Zgjedhjet dhe burgu i hapur", Berisha: 2 mesazhet e Escobarit në

Berisha tha se Escobar dha dy mesazhe të rëndësishme.

“Mesazhi i Escobar ishte se SHBA-të do bashkëpunojë me çdo force politike që fiton zgjedhjet”, deklaroi Berisha.

Më tej, u ndaj dhe te përgjigja që dha zyrtari amerikan kur u pyet për marrëdhëniet e SHBA-ve me kryeministrin Edi Rama dhe çështjes “McGonigal”.

“Tha: Është një proces penal i hapur, nën hetim. Do kjo të thotë derë burgu e hapur. Në interpretimin politik do të thotë varr politik i hapur. Ndaj dhe takimi (Rama-Escobar) u bë 20 minuta”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi këtë të premte se ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, u ka kërkuar prokurorëve të SPAK arrestimin e tij.

“Shkonte çdo javë në ‘SKAP’ dhe thoshte: pse se arrestoni. Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova”, tha Berisha këtë të premte në se "Zonë e Lirë".

Më tej, ai shtoi se gjatë ushtrimit të detyrave që ka pasur, ka zbatuar gjithnjë ligjin.

Prokurorinë e Posaçme e quajti të kapur nga Rama. “Mbyllen çështje monstruoze, drejtësia sot është organizata më e kapur e këtij vendi”, tha Berisha.

Më tej, kryedemokrati tha se ndryshe nga ai, kryeministri Edi Rama është i përfshirë në afera të shumta korruptive.

edi rama charles mcgonigal yuri kim mcgonigal berisha sali berisha rana

EMISIONET