"14 maji", Berisha: Përballë kemi mëkatarët më të mëdhenj që kanë garuar ndonjëherë
Ish-kryeministri, Sali Berisha nga Kavaja ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.
Në një komunikim për mediat Berisha u pyet lidhur me kandidatin për Bashkinë e Kavajës, për të cilën tha se ka një kandidaturë të shkëlqyer.
“Një herë, në radhë të parë një urim nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë të Kavajës dhe mbarë Shqipërisë, në këtë ditë të bekuar, ju uroj fat, mbarësi, suksese dhe atë që u do zemra. Uroj Shqipërisë që kjo të jetë pranverë e ndryshimit. Uroj gjithashtu çdo qytetar shqiptar të të gjitha besimeve, të marrin në këtë ditë vendimet me ndihmën e Zotit, të prira nga e mira, të prira nga e ardhmja.
Unë erdha këtu, sepse këta qytetarë kanë një meritë të jashtëzakonshme. Gratë dhe burrat e këtij qyteti, agjëruan dhe i qëndruan besimit tek Zoti, në mënyrën më të vendosur në një kohë kur tragjikisht, shumë të tjerë e lëshuan, kurse këta erdhën vitet ’90 si besimtarë të përkushtuar dhe me një harmoni, sepse këtu janë dy komunitete fetare, me një harmoni fetare të shkëlqyer.”, tha më tej ish-kryeministri.
Pyetje: Mendoni se do ta riktheni Partinë Demokratike në qytetin e Kavajës?
Berisha: Kavaja sigurisht që e zgjedh vetë kandidatin e vet. E ka zgjedhë. Kandidaturën e shikoj të shkëlqyer. Meqenëse sot është ditë e shenjtë dhe natyrisht gjërat që të vijnë në mendje, është mirësia dhe mëkati, sevapi dhe mëkati, e vërteta është që rivalët e tjerë, rivalët e Fisnikut, në Kavajë dhe mbarë Shqipërinë, mëkatarët më të mëdhenj që kanë garuar ndonjëherë.