Zelensky bisedë telefonike me Ramën: E ftova të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, faleminderit Shqipërisë për mbështetjen
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.
Vetë presidenti ukrainas e ka njoftuar lajmin me një postim në rrjetin social X.
Ai shprehet se e ka ftuar kryeministrin shqiptar në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore dhe e informoi gjithashtu për sulmet e Ruaissë ndaj Ukrainës së fundmi.
Postimi i Zelensky në rrjetin social X:
“Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Unë e informova atë për sulmet e fundit me raketa dhe dron ruse. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t'i japë fund luftës.
Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për presion mjaft të fortë për ta ndalur përfundimisht.
Ne llogarisim në të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt.
Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë.
E ftova kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore dhe Shqipëria do të përfaqësohet.
Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”.
I had a good conversation with the Prime Minister of Albania @ediramaal.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 26, 2025
I informed him about the recent Russian missile and drone attacks. These strikes once again demonstrate that Russia has no intention of ending the war. That’s why we need pressure strong enough to finally… pic.twitter.com/ZtseGcEjPN

