Xhixho: Pas 12 vitesh premtime boshe për 'ujë 24 orë', shqiptarët ende presin
Ne një postim në rrjete sociale, Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, theksoi se premtimi i Edi Ramës për “Ujë 24 orë” në vitin 2013 ka mbetur i parealizuar.
Pas 12 vitesh, sipas saj, korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë lënë shqiptarët mes më të varfërve në Europë, ndërkohë që qytetarët ende nuk kanë furnizim të rregullt me ujë.
Xhixho e cilësoi këtë situatë si “pasaportën europiane të rilindjes”, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe ndryshim të qartë në drejtimin e vendit.
Postimi:
Ujë 24 orë premtonte Edi Rama në 2013-n.
Pas 12 vitesh korrupsion e vjedhje, që i ka lënë shqiptarët më të varfrit në Europë, ata ende nuk kanë ujë 24 orë.
Kjo është pasaporta europiane e rilindjes.

