Xhixho: Parlamenti po pengon drejtësinë, integrimi europian i Shqipërisë në rrezik

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Ora News, Erisa Xhixho komentoi zhvillimet e fundit lidhur me çështjen “Balluku”.

Sipas saj, votimi i fundit në parlament për të mos lejuar drejtësinë të veprojë për këtë rast është një pengesë e drejtpërdrejtë ndaj reformës në drejtësi dhe një goditje serioze për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

"Vendimi u konsiderua përdorim i imunitetit parlamentar si “mburojë politike” për zyrtarët e lartë.

Situata ka tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare; europarlamentari David McAllister theksoi se Shqipëria duhet të kalojë “testin” e çështjes Balluku për të treguar angazhimin në luftën kundër korrupsionit."

Ekspertët e cilësojnë këtë si më shumë se keqqeverisje apo korrupsion; sipas tyre, vendi po përballet me një pengmarrje të procesit të integrimit, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen europiane dhe duke shembur fasadën e reformës në drejtësi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:

EMISIONET