Xama dhe Soko për përplasjen për drejtuesin e bashkisë: Veliaj tregoi forcën, Rama bëri...
Brenda pak orësh kryebashkiaku Veliaj dhe kryeministri Rama u përplasën në distancë, pasi i pari shkarkoi kryetaren e komanduar, ndërsa i dyti e riktheu sërish në detyrë.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetarja Ola Xama dhe bashkëkryetari i Nisma Thurje, Pano Soko, e cilësuan këtë si tregim force ndaj kryeministrit dhe PS-së, ndërsa përgjigjia e ramës ishte grusht shteti.
Ola Xama: E githë kjo situatë më duket tregim force i kryebashkiakut ndaj PS-së dhe kryeministrit Rama, duke patur parasysh edhe kontekstin e asaj që ndodhi në paraburgimin e Durrësit, ku Veliaj është përgjuar dhe strukturat e Drejtorisë së Burgjeve nuk e kanë favorizuar zotin Veliaj, madje kanë kontribuar që situata e tij ligjore të komplikohet.
Zoti Veliaj e di që bashkia e Tiranës është një nga institucionet më të rëndësishme, sidomos në një fushatë elektorale, sepse ka 2 mijë të punësuar dhe sikur nga dy anëtarë familjeje të jenë janë 24 mijë vota, pra janë dy mandate në Tiranë institucionet më të rëndësishme, dhe shihen si kontingjent votash.
Pano Soko: Që nga data 14 shkurt Ramën e kam parë si pushtues. Vret njerëzit që kanë pushtetin dhe ndodh në çdo grusht shteti. Asgjësojnë në pikëpmja politike dhe fizike mbajtësit e pushtetit. Me kërkesën për dorëhqjen e Alban Dokushit dhe të Sara Goxhajt.
Rama ka tagrin ta shkarkojë, Kushtetuta njeh shkarkimin. I gjithë veprimi që ka bërë Rama flet për një grusht shteti, qeveria pushton bashkinë.