Vulën e PD-së e rimerr Basha, Berisha mbledh Kryesinë e “Rithemelimit”: Në fokus aktualiteti politik
Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë e grupimit të Rithemelimit të PD-së, ku në fokus do të jenë zhvillimet më të fundit politike në vend.
Gazetarja Mola Luku, bën me dije se një temë e rëndësishme do të jetë dhe organizimi dhe koordinimi i qëndrimit ndaj PD-së së vulës, pas rikthimit në krye të saj të Lulzim Bashës.
Po ashtu, besohet se një tjetër temë do të jenë dhe zhvillimet në kampin e mazhorancës, ku pak ditë më parë Edi Rama urdhëroi tërmet në Partinë Socialiste, duke shkarkuar të gjithë sekretarët e partisë, përfshi dhe Damian Gjiknuri.
Po ashtu, një tjetër diskutim do të zhvillohet edhe lidhur me çështjen e incineratorëve, ku ish-numri 2 i qeverisë “Rama”, Arben Ahmetaj tashmë është në arrati dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar, si i akuzuar në dosjen e korrupsionit.