Votimi në 5 bashki, Shella: Pjesëmarrja e ulët duhet kuptuar jo si një refuzim, por si mungesë interesi

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës”, Gerti Shella, kreu i INFOÇIP u shpreh se pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën këtë të diel në 5 bashki të vendit duhet kuptuar jo si një refuzim, por si mungesë interesi nga ana e qytetarëve të këtyre bashkive.

“Kjo pasi ndoshta këto zgjedhje nuk janë aq shumë vendimtare, por do të ruajnë inercinë e drejtimit, duke marrë parasysh vetë bashkitë ku votohet”, u shpreh Shella.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GERTI SHELLËN

EMISIONET