Votat e Greqisë/ Gjykata Administrative shqyrton kërkesën e PD pa palët, tërhiqet për vendim

Votat e Greqisë/ Gjykata Administrative shqyrton kërkesën e PD pa

Gjykata Administrative e Apelit ka nisur shqyrtimin e kërkesës së PD për shfuqizimin e vendimit të KAS, që lejon numërimin e votave të diasporës të ardhura nga Greqia.

Mirëpo asnjë nga palët, si PD dhe PS nuk është paraqitur në seancë.

Përmes një e-maili, përfaqësuesit e PD, kanë njoftuar se nuk mund të paraqiteshin në gjykim, për shkak të bllokimit të rrugëve për llogari të Samitit.

Po ashtu edhe përfaqësuesit e PS.

EMISIONET