FOTO-ALBUMI/ Ja çfarë nuk u pa nga kamerat në Samitin VI të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

Kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare kanë mbërritur sot në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Pas ceremonisë së mikpritjes në sheshin “Skënderbej” nga kryeministri Edi Rama dhe eventit hapës së këtij forumi të rëndësishëm në Teatrin e Operas dhe Baletit, liderët pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian bënë edhe foton familjare, sipas protokollit zyrtar të këtij forumi.

Fotoja familjare e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian u bë para Shtëpisë së Europës nën monumentin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

FOTO-ALBUMI/ Ja çfarë nuk u pa nga kamerat në Samitin VI

Liderët europianë u zhvendosën më pas brenda ambienteve të Shtëpisë së Europës, ku do të zhvillojnë punimet edhe katër panelet kryesore të këtij samiti. Fillimisht ata firmosën logon e këtij samiti të vendosur në hyrje të sallën ku do të mbajë punimet ky forum.

FOTO-ALBUMI/ Ja çfarë nuk u pa nga kamerat në Samitin VI

Ceremonia e mirëseardhjes në samit u shoqërua nga performanca të ndryshme artistike, promovuese të traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare.

FOTO-ALBUMI/ Ja çfarë nuk u pa nga kamerat në Samitin VI

Ndërkohë Samiti do të vijojë përgjatë ditës me seancat plenare dhe tryezat e diskutimeve.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nisi sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

EMISIONET