“Vizita në DASH, ndër më të mirat”, Dumani: Me Malin e Zi kemi bashkëpunime konkrete për krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka raportuar këtë të hënë, 27 tetor, në Kuvend ku iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, përfshirë edhe ato lidhur me vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dumani e cilësoi këtë vizitë si një nga më të rëndësishmet e zhvilluara deri më tani, duke theksuar se është vlerësuar bashkëpunimi i SPAK me autoritetet amerikane, veçanërisht në fushën e luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Ai sqaroi gjithashtu se kjo vizitë nuk ka lidhje me takimin e tij në Malin e Zi, duke theksuar se marrëdhëniet me autoritetet malazeze janë shumë të mira dhe se hetimet kanë zbuluar bashkëpunime mes grupeve kriminale të dy vendeve, kryesisht në trafikimin e kokainës.
Dumani theksoi se tashmë janë ngritur ura të forta komunikimi dhe bashkëpunimi të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar.

