Vijon numërimi në Tiranë/ PD në ''luftë'' me Partinë Mundësia për mandatin e 14-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2025, 09:10

Teksa ka ende dhe mbi 100 kuti për t’u numëruar Partia Demokratike, humb një mandat deputeti në qarkun e Tiranës.
Ndonëse me një diferencë shumë të vogël që mund të ndryshojë sërish pasi është edhe vota e diasporës për t’u numëruar, është partia Mundësia e Agron Shehajt ajo që merr mandatin e dytë në qarkun më të madh të vendit.
Tashmë sipas të dhënave paraprake, PS ka 19 mandate në Tiranë, PD 13, Mundësia 2, PSD 1, Nisma 1 dhe Lëvizja Bashkë 1.

