Përfundon numërimi në qarkun e Vlorës, PS fiton 8 mandate, PD merr 4
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2025, 08:57

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Vlorë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
PS është fituesja me 8 mandate, ndërsa koalicioni i Partisë Demokratike ka marrë 4 mandate.
Socialistët në Vlorë udhëheqin me 58.73 për qind.

