VIDEO/ Vasili: Vallja e Ramës si Ali Baba, ai është kryehajduti

VIDEO/ Vasili: Vallja e Ramës si Ali Baba, ai është kryehajduti

Nënkryetari i Partisë se Lirisë Petrit Vasili, komentoi mënyrën e nisjes së fushatës nga kryeministri nën tingujt e muzikës tallava dhe kërcënimeve kundrejt bashkive që votojnë opozitën.

VIDEO/ Vasili: Vallja e Ramës si Ali Baba, ai është kryehajduti

“Me dy fjalë të vetme, kjo është daullja hajdutëve. Keni parasysh hajdutët që kanë vjedhur dhe vetëm tallava dëgjojnë. Kjo do jetë tallavaja e fundit e tyre sepse gjithçka që bëjnë Edi Rama dhe të tjerë.

Ai ngaqë nuk ka më çfarë të thotë dhe bëjë, kërcen këtë që quhet dhe vallja e hajdutëve  dhe normalisht ai e prin vallen se siç e kam quajtur unë atë, ai është Ali Baba, është ai kryehajduti.

Ne sigurisht ate e kemi dëgjuar që edhe kërcënon që nuk do ju jap më lekë bashkive nëse fiton opozita. Tani të gjithë shqiptarët pyesin, çfarë do të thotë kjo?! Është shumë e qartë, Edi Rama e di që me 14 maj është dita e fundit që ai ju jep lekë bashkive, ai, vetë i quan gomerë ato", deklaroi Petrit Vasili. 

Pyetur nga moderatorja Megi Fagu se sa e dëmton kjo gjuhë e përdorur nga kryeministri, integritetin e tyre, Vasili u përgjigj:

"Të them një gjë me shumë rëndësi, ju besoj e keni ndjekur, shumë vite më parë unë e kam përcaktuar këtë si një njeri shkollëpak, një njeri të paditur.

E para punës është vulgar i neveritshëm dhe i paditur. Ështe dhe viktimë e  1000 komplekseve, kompleks inferioriteti , e një njeriu të frustruar që asnjë nuk e do realisht, komplekset e një njeriu që tremb, që ushtron trysni dhe që nuk ndërton dot një raport të vërtetë.

Është i neveritshëm në çdo pikëpamje dhe gjuha e përdorur është Ai. Ky është Edi Rama. Një njeri i neveritshëm, vulgar dhe i pandershëm", deklaroi Vasili.

/Syri

edi rama rama petrit vasili vasili

EMISIONET