VIDEO/ "Sundance Festival", Rama publikon pamjet nga koncertet: Katër ditë muzikë, natyrë dhe energji unike në Zvërnec

VIDEO/ "Sundance Festival", Rama publikon pamjet nga koncertet:

Për katër ditë me radhë, nga 9 deri më 12 korrik, në Zvërnec të Vlorës u zhvillua Sundance Festival, një aktivitet kushtuar muzikës, natyrës dhe turizmit, i cili mblodhi mijëra pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky festival, ku morën pjesë mbi 50 DJ ndërkombëtarë dhe lokalë.

“Katër ditë muzikë, natyrë dhe energji unike në Zvërnec. Sundance Festival ka bërë bashkë rreth 15 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, duke e kthyer bregdetin e Vlorës në një nga destinacionet më të veçanta të verës”, shkruan Rama.

I organizuar mes lagunës, pyllit dhe bregdetit të Zvërnecit, festivali synon të ndërthurë muzikën, natyrën dhe turizmin, duke tërhequr vizitorë nga vende të ndryshme të botës dhe duke promovuar Shqipërinë si një destinacion për turizmin e eventeve.

Ky aktivitetet veror synon të ndërthurë muzikën, turizmin dhe promovimin e bukurive natyrore të zonës së Zvërnecit, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj.

EMISIONET