VIDEO/ Strazimiri - Peleshit: Ndaloni këto paçavure që dalin e flasin këtu, ju nuk jeni diktatori i këtij parlamenti

Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Genc Strazimiri, mbajti një fjalë të fortë në Kuvend, duke kritikuar ashpër mënyrën e drejtimit të seancës nga kryetari. Ai akuzoi drejtuesin e seancës për shkelje të rregullores dhe mungesë respekti ndaj procedurave parlamentare.
“Zoti kryetar, se çfarë është për procedurë dhe çfarë s’është për procedurë, atë nuk e caktoni ju,” u shpreh Strazimiri.
Deputeti demokrat theksoi se seanca ishte zgjatur shumë më tepër se zakonisht, duke ironizuar mënyrën e menaxhimit të kohës nga drejtuesi i saj. “Nuk ishte aq e vështirë, zakonisht e keni bërë 21 minuta seancë dhe e keni ndërprerë në shkelje të rregullores,” tha ai.
Në vijim, Strazimiri kërkoi që të respektohen rregullat dhe të mos kufizohet e drejta e fjalës për deputetët. “Ju nuk keni aty shkopin magjik, nuk jeni as diktatori i këtij parlamenti,” theksoi ai, duke shtuar se kryetari nuk ka kompetencë të mbyllë diskutimet e paracaktuara nga Byroja e Kuvendit.
Ai gjithashtu reagoi ndaj disa deklaratave në sallë, duke i quajtur “pacavure” dhe kërkoi ndërhyrjen e kryetarit për t’i ndaluar ato. Në fund të fjalës, Strazimiri iu referua edhe mitingut “Një komb, një qëndrim” të marsit, duke deklaruar se ai ishte në rrezik dështimi për një arsye që, sipas tij, disa deputetë nuk e dinë.
Zoti kryetar, se çfarë është për procedurë dhe çfarë s’është për procedurë, atë nuk e caktoni ju.
Kur thoni do ta çojmë në fund të seancës, seanca ka zgjatur trefishin e asaj që ka zgjatur herën e fundit dhe për këtë ju inkurajoj të vazhdoni, se nuk është aq e vështirë. U bë një orë e 21 minuta tani që jemi në seancë, nuk ishte dhe aq e vështirë. Zakonisht e keni bërë 21 minuta, 22 minuta seancë dhe e keni ndërprerë në shkelje të rregullores.
Ajo që kërkojmë është thjesht të respektoni rregulloren. Kur ka një propozim këtej, ka një kundërpropozim këtej dhe ju këtë duhet ta bëni.
Ju nuk keni aty shkopin magjik, nuk jeni as diktatori i këtij parlamenti. Janë caktuar 10 orë diskutime në Byronë e Kuvendit, ju thoni aty mbyllet sot, nuk ka për të folur njeri, nuk e keni këtë kompetencë. E para.
E dyta, ndalini këto pacavure që dalin e flasin këtu. Ne jemi këtu tani sy për sy. Sa herë marrin fjalën nuk flasin për procedurë, po flasin për pacavure. T’ju vijë turp, ndalini se është detyra juaj. Dhe meqë ra rasti, meqë përmendi ndonjëri prej këtyre mitingun “Një komb, një qëndrim” të marsit, një gjë që nuk e dini: ai miting i marsit ka qenë duke dështuar për një arsye.
NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE


