Shehu: Mazhoranca po injoron interesin kombëtar! Kërkoj urgjent mbledhjen e Komisionit të Jashtëm

Shehu: Mazhoranca po injoron interesin kombëtar! Kërkoj urgjent

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në fjalën e tij në Kuvend, ka kërkuar shtyrjen e votimit dhe mbledhjen urgjente të Komisionit të Jashtëm lidhur me rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Tritan Shehu: Jemi përpara një momenti tepër të rëndësishëm, historik. Historia do na lavdërojë, apo historia do na thotë ‘turp’ për ato vendime që ka marrë kjo mazhorancë. Unë do të them diçka, vendime kaq të rëndësishme nuk mund të kalohen vetëm me një vendim të kryesisë së parlamentit, ku kryesisht shumica dominon duke mbajtur absolutisht ato qëndrime absolutisht në kundërshtim me interesat kombëtare. Ndaj unë kërkoj dhe do të argumentoj pse.

-Zgjerim të diskutimit; kërkoj mbledhjen urgjente të komisionit të jashtëm të parlamentit për  të shprehur dhe për të dhënë mendimet e tij në lidhje me rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë dhe për ndikimin që duhet të ketë qeveria shqiptare për ta ndërkombëtarizuar atë rezolutë. Sepse qeveria e Kosovës nuk mund ta bëjë, sepse nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Unë kërkoj në mënyrë urgjente para se të votohet, Komisioni i jashtëm të japë një mendim. Është krejt normale.

Komisioni i jashtëm është një komision i cili duhet të shprehet, nuk mund të fshihet. Nuk mund të rrijë me sytë poshtë tashmë në këtë sallë kur këtu diskutohen elementë kaq të rëndësishëm të interesave kombëtare.

EMISIONET