VIDEO/ Pak minuta para protestës, Berisha mbërrin në selinë e PD-së mes brohorimave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë qendrore të PD-së pak minuta para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita.

Ai u prit me brohorima dhe thirrje mbështetëse nga simpatizantët e pranishëm, ndërsa atmosfera në selinë blu u shoqërua me tension dhe pritshmëri për tubimin që do të zhvillohet para Kryeministrisë.

Protesta e sotme është thirrur nga Partia Demokratike si reagim ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe hetimeve që përfshijnë zyrtarë të lartë të qeverisë.

EMISIONET