VIDEO/ Kurban Bajrami, Kleri dhe politika vizitojnë selinë e KMSH-së

Këtë të premte të gjithë besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Kurban Bajramit që është dhe një nga dy festat më të rëndësishme në kalendarin islam.

Në Tiranë të gjithë besimtarët Kurban Bajramin e falën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi edhe programin e këtij kremtimi, që nisi që nga ora 05:45 e mëngjesit, me faljen që do e drejtonte kreu i Komunitetit, Bujar Spahiu, i cili në fjalën e tij, Spahiu i ftoi shqiptarët që:

“Me dashuri dhe përgjegjësi të shohim njëri-tjetrin me sy njerëzor, të ndihmojmë dhe të falim dhe të bashkëpunojmë për një shoqëri më të drejtë, më të begatë dhe më të bashkuar”.

KMSH nënvizon gjithashtu se edhe pritjet tradicionale do nisin nga ora 09:00 dhe zgjasin deri në mesditë.

Dhe i pari që u shfaq në selinë e KMSH-së, ishte politikani Lulzim Basha.

Pas tij selinë e KMSH-së do ta vizitonin gjithashtu, edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi, si dhe ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Ndërkaq kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali pritet të zhvillojë një takim me kreun e KMSH-së rreth orës 10:45.

EMISIONET