Ademi: Rregullat për Kurbanin dhe domethënia shpirtërore e festës së Bajramit

Ademi: Rregullat për Kurbanin dhe domethënia shpirtërore e

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", teologu Ilir Ademi foli për simbolikën dhe rëndësinë shpirtërore të Kurban Bajramit, duke theksuar se kjo festë i lidh besimtarët me Zotin dhe me traditën profetike.

"Për Kurbanin duket se të gjithë duan të përfshihen edhe ata të cilët ndoshta nuk i kanë mundësitë. Kurbani ka disa kushte ose kritere. Duhet të jetë qingj ose gjedh, dhi mbi 6 muaj, lopët dhe dhetë, këto kategori janë ato që pranohen.

Mbi të gjitha kjo dëshirë për tu përfshirë te festa e Kurbanit zgjon atë sensin e brendshëm të njeriut që do të lidhet me diçka që është përtej tij, është diçka më shpirtërore.

Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme të besimtarëve musliman, ku i lidh dhe i kujton me historinë e profetëve, sa nga profeti Muhamed, aq edhe nga profesti Ibrahim, ku ka dhe zanafillën ky adhurim.

Bëhet hallkë e këtij zinxhiri profetësh të historisë njerëzore ku përmes saj i nënshtrohet zotit dhe në një farë mënyre afrohet më tepër shpirtërisht me këto vlera", u shpreh Ademi.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET