VIDEO/ Bardhi mendon të ikë, por më pas i bashkohet protestuesve për te shtëpia e Berishës

Pasi ka mbaruar përballja në Kuvend, simpatizantët e opozitës dhe deputetët janë nisur pre te shtëpia e Sali Berishës si çdo natë.

Në një moment në mes të turmës ka qenë edhe deputeti Gazment Bardhi i cili ka tentuar që të gjejë një rrugëdalje për të ikur.

Por pikërisht në këtë moment turma e ka marrë me vete, duke e marrë për krahu për t’iu bashkuar poshtë shtëpisë së liderit demokrat.

Kjo ishte hera e parë që Bardhi duket te protesta poshtë shtëpisë së Berishës, teksa duket që edhe këtë herë nuk ka ardhur me dëshirën e tij. 

 

EMISIONET