Salianji para protestuesve: Ahmetaj zbuloi se Rama është kreu i bandës mafioze

Deputeti dmeokrat Ervin Salianji mbajti një fjalim para protestuesve të mbledhur para Parlamentit.

Ai tha se: "Arben Ahmetaj zbuloi se kryeministri Edi Rama është kreu i bandës mafioze që drejton sot vendin dhe që është në krye të incineratorëve".

Sipas tij kjo u krye për shkak se kreu i qeverisë “nuk kishte çfarë thoshte pasi Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në vend është Edi Rama”.

“E patë se si sot Edi Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës për të hyrë në sallë sepse nuk kishte çfarë thoshte kur Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në vend është Edi Rama. E dëgjuat me zë e figurë se si numri 2 i qeverisë tha se ne kemi vjedhur dhe pasi vjedhim zihemi me njëri-tjetrin”, u shpreh ai mes të tjerash.

EMISIONET