Veliaj prapa hekurave/ Çela: SPAK-u na ka ekspozuar hapur të gjitha letrat, ky sistem i ngritur në këto 3 mandate është tërësisht i korruptuar
I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", për të folur për provat me të cilat Olsi Dado ka gozhduar kryebashkiakun dhe dosjen e dytë të inceneratorit që mund të rëndojë pozitat e tij, ishte pedagogu Erlis Çela.
"Unë mendoj që po ndodh ajo që një pjesë e prisnin. Mendoj që kontributi më i madh që në këtë rast jep drejtësia është që po ekspozon një sistem të korruptuar, dhe jo thjesht ekzpozim ashtu siç shumica prej nesh e kanë thënë prej kohësh, por një ekzpozim që vendos përpara publikut të gjithë strukturen dhe sistemin e tregon edhe njëherë se si ky sistem ka qenë i programuar të përfundojë këtu që nga 2013.
Sot ne SPAK-u na ka ekspozuar hapur të gjitha letrat që ky sistem i ngritur në këto 3 mandate është tërësisht i korruptuar", u shpreh Çela.