Kapri: Hetimi pasuror ndaj Veliajt zbuloi një kompani tjetër si "5D", merrte tendera publik në Bashkinë e Tiranës
Një tjetër dosje voluminoze do të shtoj telashet ligjore për Erjon Veliaj.
Gazetari i "Ora News", Elton Qyno ka raportuar sot se shumë shpejt SPAK-u do të finalizojë edhe një tjetër valë arrestimesh, ku në fokus të masave të sigurimit do të jetë sërish Erjon Veliaj.
Kësaj here, akuzat janë shpërdorim detyre së bashku me zyrtarë e biznesmen të tjerë.
Dosja mban numrin 255 dhe në fokus ka kontratën financiare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës.
Bashkia e kryeqytetit e drejtuar nga Veliaj, ka paguar miliona euro për ndërtimin e një inceneratori që nuk egziston.
I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", për të folur për provat me të cilat Olsi Dado ka gozhduar kryebashkiakun dhe dosen e dytë të inceneratorit që mund të rëndojë pozitat e tij, ishte studiuesi Erald Kapri.
"Ne dimë që çështja e "Inceneratorit të Tiranës" është çështje në hetim, ku nuk kemi ende një të akuzuar. Po ashtu është edhe dosja "5D" për Bashkinë e Tiranës.
Vetë hetimi pasuror që iu bë Veliajt ka nxjerrë aty dhe probleme të tjera që kanë nevoj për hetim, siç ishte një kompani tjetër e ngjashme si "5D" që merrte tendera publik në Bashkinë e Tiranës.
Ne jemi në një situatë ku çështja ligjore dhe mënyra sesi funksionon SPAK-u hanë kohë të gjatë.
Çështja është që SPAK-u i ka hedhur zaret, e ka marr një vendim të fortë. E kanë kaluar vijën e kuqe sepse mendohej se Rama dhe Veliaj si njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri, ishin të paprekshëm nga drejtësia.
Kjo është një ngjarje historike për Shqipërinë sepse ishte e pa menduar dhe nuk kishte ndodhur në 34 vite që njeriu i dytë më i pushtetshëm në Shqipëri të arrestohet në zyrë dhe në detyrë.
Tashmë po flasim për një etapë të re", u shpreh Kapri.