Kryeministri Edi Rama sërish në Bashkinë e Tiranës, Veliaj në qeli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 18:02
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në ambientet e Bashkisë së Tiranës ditën e sotme, pasi në mëngjes zhvilloi një takim me nënkryetarët e bashkisë.
Ky hap i Ramës erdhi pas arrestimit të djeshëm të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Në takimin me kryeministrin Edi Rama kanë qenë 5 nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Anuela Ristani, Frida Pashako dhe Jonida Halili.