Vasili për Ramën: I drejtova 27 pyetje për çështjen e detit, nuk u përgjigj. Në 11 shkurt do të kërkojmë llogari

Vasili për Ramën: I drejtova 27 pyetje për çështjen e

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili  përmes një postimi në rrjetin e tij social Facrbook ka bërë publike 27 pyetjet që i ka dërguar Edi Ramës për çështjen e detit e për të cilat thotë se nuk ka marrë ende përgjigje.

Sipas Vasilit "Ligji përcakton që Edi Rama duhet të kthejë përgjigje brenda 15 ditësh".

 Nënkryetari i Partisë së Lirisë thotë se "Në 11 shkurt do të kërkojmë llogari edhe për pazarin e Edi Ramës me kufijtë e Shqipërisë"

"Pazarxhiu Edi Rama nuk guxon ti pergjigjet kërkeses zyrtare, me 27 pyetje, për kufirin detar!

I jam drejtuar, që në datë 17 janar të këtij viti, Edi Ramës me 27 pyetje lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Edi Rama ka shkelur çdo afat dhe nuk ka kthyer përgjigje duke ju fshehur llogaridhënies edhe pasi kanë kaluar më shumë se tre javë. Në 11 shkurt do të kërkojmë llogari edhe për pazarin e Edi Ramës me kufijtë e Shqipërisë.", shkruan Vasili në Facebook.

EMISIONET