Vasili: Kushtetuesja, armike e interesave të qytetarëve. Kjo Gjykatë i duhet vetëm dreqit, pra mafies qeveritare

Vasili: Kushtetuesja, armike e interesave të qytetarëve. Kjo

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, akuzon Gjykatën Kushtetuese si armike të interesave të qytetarëve, e cila është kthyer në një institucion bunker të qeverisë.

“Gjykata Kushtetuese bunker i qeverisë dhe armike e interesit publik!

Është zhgënjim shumë i thellë për çdo shqiptar kur shikon një Gjykatë Kushtetuese, që vepron dhe vendoset hapur në krah të qeverisë dhe kundër interesit publik.

Nga një GjykateëKushtetuese e dikurshme, që jepte dhjetëra vendime kundër qeverisë, tashmë pas Ramaformës në drejtësi kemi një Gjykatë Kushtetuese, që vetëm lan e shplan pisllëkun dhe anti-kushtetutshmërinë e paligjshmërinë e ligjeve dhe vendimeve të qeverisë së rilindjes.

Gjykata Kushtetuese në mënyrë të përsëritur ka zgjedhur t’i shmanget përballjes për mbrojtjen e interesit publik për të mos prekur interesat miliardere të Rilindjes në pushtet.

Kjo Gjykatë për Zgjedhjet Vendore moniste të vitit 2019 dhe ankimimit të Shoqatës së Bashkive nuk mori asnjë pozicion për këtë ngjarje, më të rëndën e më skandalozen për demokracinë shqiptare.

Kjo Gjykatë vendosi në favor të qeverisë dhe kundër interesit publik edhe aferën miliardere mafioze për Portin e Durrësit, që ka ngritur gjithë Europën në këmbë e ku instancat më të larta europiane janë shprehur hapur kundër kësaj afere.

Po kjo Gjykatë vendos në favor të qeverisë për Vendimin e Kateve shtesë, duke legjitimuar pazarin mafioz mes qeverisë dhe klientëve të saj ndërtues.

Po kjo Gjykatë Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për shpalljen si antikushtetues të Ligjit 71/2019 “Për Koorporatën e Investimeve Shqiptare”. Gjykata nuk e shqyrtoi fare këtë kërkesë, as nuk e diskutoi në Seancë Plenare, por e mbylli në një dhomë të mbyllur.

Në të njëjtin pozicion të neveritshëm, Gjykata Kushtetuese mbajti edhe ndaj kërkesës së LSI për ligjin e Vetqeverisjes vendore, kur rilindja hoqi nga Ligji për Vetqeverisjen vendore të shumicës së cilësuar për marrjen e vendimeve me interes të lartë publik.

Ky vendim legjitimoi dhe i hapi rrugën grabitjes së pashembullt mafioze nga Pushteti Vendor monist rilindas të pronave publike, dhe pastrimit pasues të parasë për interes të rilindjes.

Po kështu e neveritshme u paraqit kjo Gjykatë Kushtetuese, duke mos e dënuar fare e duke mos mbajtur qëndrim ndaj procedurës antiligjore, mafioze dhe të falsifikimit të provuar të dokumenteve nga Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit.

Çdonjëra nga këto çështje, por edhe mjaft të tjera të depozituara e që presin në këtë gjykatë kanë qenë atentate të rënda ndaj intetesit publik.

Por mjerisht Gjykata Kushtetuese dhe shumica dërrmuese e anëtarëve të saj po veprojnë haptas si shërbëtore të qeverisë kundër çdo norme ligjore dhe morali personal.

Pozicionimi i kësaj Gjykate Kushtetuese si Koorporate rilindase e ka kthyer atë nga mbrojtëse e natyrshme e interesit publik, në armike të interesit publik, duke u vendosur trashë dhe në mënyrë vulgare në krah të rilindjes dhe veprimeve të njëpasnjëshme korruptive, antiligjore dhe antikushtetuese të saj.

Një Gjykatë e tillë nuk i duhet as dreqit, ose më saktë, i duhet vetëm dreqit, pra qeverisë dhe mafies qeveritare”, shprehet Vasili.

EMISIONET