U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në

Reperi Arkimed Lusha, i njohur me emrin artistik Stresi, ka folur në lidhje me postin e ri si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” Stresi u shpreh se vjen në PD si strateg, ndërsa e ka cilësuar veten si spartan i kësaj force politike, që nuk i ka shituar asnjëherë idealet e tij.

Ai tregon më tej se ka vendosur edhe një bast 100 euro, me reperin tjetër Noizy, i njohur si mbështetës i Ramës, për zgjedhjet e 11 Majit, ku siç thotë ai ka fituar Noizy, pasi zgjedhjet sipas tij janë vjedhur.

“Vij me strategji, jam strateg. Familja ime janë të anëtarësuar me PD që nga viti 1991, unë kam nisur që në klasë të katërt. Unë jam spartani i PD dhe nuk i kam shitur asnjëherë idealet e mia. Me Noizyn bëjmë shumë shaka për ndasitë politike dhe nuk kemi probleme për këtë. Vumë bast për zgjedhjet me 100 euro. Fitoi ai dhe kur ia dhashë, i thashë të m’i kthejë sepse zgjedhjet janë vjedhur. Bëjmë edhe humor. Nëse do të bëhesha deputet, nuk do të më përballonin. Unë di shumë gjëra, edhe që nuk dihen. Kam miq socialistë, por në fund nuk bëjmë kompromis”, u shpreh Stresi ndër të tjera.

EMISIONET