Topi: Rama shkon në Parlament si në mbledhje qeverie, e keni parë çfarë ndodh në Francë

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në "Ora e Betit" thotë se Kuvendi e ka humbur funksionin e tij.

Ai ju referua kryeministrit Rama, ku tha se shkon në Parlament njësoj siç shikon në mbledhje qeverie.

Topi: Shkon kryeministri në parlament, duket sikur shkon në një mbledhje qeverie. Në gjithë botën e qytetëruar një kryeministër kur shkon në parlament duhet ti bëjë llogaritë mirë. Çfarë ndodh në Itali, në Francë? Parlamenti në Shqipëri jo vetëm janë në rresht pjesa e maxhorancës por një pjesë e opozitës është në shumë raste shumë afër vendimeve të mazhorancës. Është një lloj denatyrimi i demokracisë në Shqipëri.

EMISIONET