Topi: Nga zgjedhjet në zgjedhje, këtu përmirësohet teknologjia e vjedhjes së votës
Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në "Ora e Betit" duke analizuar raportin e DASH për zgjedhjet e 2021, thotë se në Shqipëri në vend që të përmirësohen elementët e demokracisë, përmirësohet teknologjia e vjedhjes së votës.
Topi: Historia e zgjedhjeve në Shqipëri është një histori tronditëse. Por asnjëherë në zgjedhjet që vijnë rishtaz ata që e vjedhin rezultatin nuk e vjedhin dy herë në të njëjtën mënyrë. Në vend që të përmirësohen elementët e demokracisë këtu përmirësohet teknologjia e vjedhjes së votës. Janë prestixhatorë të vërtetë. Është një rezultat i trukuar. Pavarësisht se kush është arkitekti që bën vjedhjen e radhës, ky është produkt i gjithë politikës. Shoh politikanë të opozitës që edhe sot që flasim nuk janë në detyrë. Po të kishin qenë njerëz me kaq personalitet pse detyrohen të kapen pas një sigle, simboli. Nuk është më ëndërr e atyre, është konsumuar. Ka filluar një betejë meskine midis njerzve që nuk ofrojnë asnjë shpresë. Kjo është arsyeja pse Rama ka të gjithë komoditetin, në kulmin e krizave të mëdha. Edhe ka faj, edhe nuk ka faj. Nëse ke një kundërshtar fare të dobët trajneri luan me ekipin e dytë.

