Raporti i DASH, Topi: Skaner profesional, shpresën se shoh te Europa por SHBA

Ish-presidenti Bamir Topi e konsideron raportin e DASH një skaner serioz të situatës në Shqipëri.

I ftuar në "Ora e Betit" ai thotë se gjetjet përveçse tregojnë abuzimet e mazhorancës, evidentojnë dhe mungesën e opozitës.

Bamir Topi: Një skaner profesional i vërtetë. Kjo dëshmon se SHBA nuk ecin mbi bazën e një opinioni të dikuj qoftë ky dhe njeriu më i fuqishëm. Do ta lexoja në një këndvështrim të dyfishtë. Të gjithë prireren ta shohin si është akuzuar mazhoranca. Por kjo dëshmon se këtu nuk ekziston opozita. Po të kishte opozitë ditët e qeverisë do të kishin qenë  të numëruara. Siguria Ramës i vjen nga inekzistenca e opozitës. E di shumë mirë se është i vetëm në fushën e lojës. Arbitri, ndërkombëtarët, kanë vetëm një intelekutor, qeverinë, në lojë. Ekipi që nuk zbret në fushë e humb ndeshjen aforfe. Është një raport që përcakton një të ardhme. Është thirrje indirekte e opozitës. Sistemi politik këtu është kalcifikuar. Nuk shoh shpresë as te Europa, vetëm te SHBA.

EMISIONET