Protesta, Berisha: Të shtunën nis revolucioni demokratik, ejani në Tiranë! Këto orë janë vendimtare! Hapni shtëpitë për…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar takimet me anëtarësinë e PD-së nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 11 shkurtit ditën e shtunë.

Protesta e të shtunës do të nisë në orën 12:00 dhe nuk ka afat se kur do të përfundojë.

"Por Edi Rama ja doli të përdorë një njeri si ai dhe cili është rezultati thoni ju, rezultati është ish-kryetari peng i Edi Ramës. Tani besoj se s'ka njeri dyshime më. Pjesa e dytë u vazhdua legalisht nga ajio që unë e kam quajtur "McGonigal" me fustan, kërkonte me çdo kusht të mbante peng opozitën. Ne e kemi të shenjtë pluralizimin. Ditën e shtunë ne inaugurojmë në protestën më madhështore që ka njohur vendi, fillimin e revolucionit "Mjerë kush prek pluralizmin në Shqipëri!", u shpreh Berisha.

Protesta, Berisha: Të shtunën nis revolucioni demokratik, ejani

Ai tha se orët në vijim janë vendimtare dhe se demokratët e Tiranës duhet të hapin dyert për ata që vijnë nga rrethet, në mënyrë që të zbarkojnë në kryeqytet që nga dita e nesërme.

“Këto orë që na kanë mbetur, duhet të trokasim në çdo derë, t’u japim fletëpalosje, t’u bëjmë ftesë, që të bashkohen në këtë revolucion. Nuk ka demokraci pa pluralizëm, ka vetëm një Shqipëri që është drejt shpërbërjes e agonisë.

Në punën tuaj këto orë janë vendimtare për suksesin e protestës së 11 shkurtit. Dua të hapim dyert për të njohurit e farefisin që duan të vijnë nga rrethet një ditë para.
Të shtunën Shqipëria vërshon e marshon drejt Tiranës. Tirana derdhet në rrugë”, tha Berisha.

Berisha tha se ish-kryetari Lulzim Basha ka shitur lëkurën e tij dhe sot nuk mban asnjë përgjegjësi para 620 mijë shqiptarëve që votuan.

"U ndala te ky moment për të theksuar, se si ka mundësi një njeri që i beson demokracisë dhe vlerave të saj, të thurë një komplot të tillë, për të lënë vendin pa pluralizëm, për të krijuar një fasadë opozitë. Ka këtë trashëgimni dhe prandaj vepron në këtë mënyrë, ka këtë trashëgimni ndaj dhe korrupton dhe rekruton një vrasës me pagesë të një fuqie të jashtëzakonshme, siç ishte shefi i kundërzbulimit të agjencisë më të fuqishme mbi tonë, FBI.

Ju e dëgjoni, çdo ditë shtypi amerikan, mediat e mëdha amerikane hapen me aferën Rama-McGonigal. Sot është zhvilluar një gjyq. Sot një pjesë e gjyqit është zhvilluar me dyer të mbyllura për pjesën e Deripaskës. Vetëm të besosh se rusët janë budallenj të mos e kenë rekrutuar atë. Se një njeri që shitet për gjëra më të vogla, ai absolutisht ka tradhtuar vendin e tij në mënyrë të padiskutueshme.

Me këtë njeri, ky njeri, ky karakter kontraktohet për të asgjësuar opozitën shqiptare. Kjo është një dramë, është tragjike, kjo tregon se çfarë spirali kaluam ne. Të pamerituar. Të gjithë ne pro amerikanë. Të gjithë ne, mirënjohje të pakufishme ndaj vendit të lirisë, për mbështetjen që na ka dhënë.

Por Edi Rama ja doli të përdorë një njeri si ai dhe cili është rezultati thoni ju, rezultati është ish-kryetari peng i Edi Ramës. Tani besoj se ska njeri dyshime më. Dhe sot që ka dalë ky skandal nuk guxon të thotë një fjalë, sepse është peng. Sot nuk ndjen asnjë përgjegjësi para jush, para 620 mijë shqiptarëve që votuan, nuk ka sepse ka shitur lëkurën e tij. Mirë ai mund ta shesë, por një kryeministër nuk e bën kurrë një njeri që ka vlera demokratike. Çdo kryeministër do të fitojë, por kurrë duke marrë peng opozitën", u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se sot nuk më ka ligje dhe ka vetëm një frymë: të plaçkisin sa më shumë. Ai theksoi se mazhoranca ështe një organizatë kriminale.

"Kur dolëm nga monizmi i parë u dyndëm nga deti, toka, nga të 4 anët për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që lanë. Sot ky monizëm, ka shndërruar Shqipërinë në një vend të huaj për shqiptarët, ka shndërruar pasuritë publike në një mallkim për shqiptarët, ka shndërruar vendin në një vend në të cilin shqiptarët nuk besojnë se mund të jetohet.

Por cili është realiteti. Realiteti i këtij vendi është absolutisht, një vend nga më të pasurit në Europë, një vend me potenciale të jashtëzakonshme, jo për 3, por edhe për 7-10 milionë banorë. Një vend i cili në tokë, në det, mbi tokë, ka pasuri përrallore. Por këto nuk shndërrohen në mirësi për qytetarët, banorët. Këto shndërrohen në plaçkë, grabitje për qeveritarët për të cilët ligji nuk ekziston, për të cilët ka vetëm një interes, të mbushin xhepat, kontot e tyre me paratë e vjedhura.

Shikoni çfarë ndodh, këta nuk ngopen kurrë. Në kulmin e një krize shqiptare dhe botërorë, ai firmos marrëveshjen për grabitjen e portit. Sot unë prita një kompani në zyrë. Më thotë kam ardhur sepse pista e makinave në Krastë të Elbasanit, tenderi u shpall sot dhe duhen, sipas ligjit kaq javë për tu shqyrtuar ofertat dhe të gjitha, por pas 3 ditësh Edi Rama si kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave shpalli fituesin. Shpalli fituesin kompaninë që i mbushi xhepat. Këtu nuk ka ligj më. Këtu ka vetëm një frymë, të plaçkisin sa më shumë. Këta janë një organizatë kriminale", theksoi ai.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me banorët e degëve 6, 7 dhe 16 në Tiranë, teksa ka deklaruar se qeveria ka një plan për të shembur 90 mijë banesa.

Sipas tij ky është një plan që e ka gati projektin, ndërsa shtoi se aty do shkojnë paratë e drogës.

Berisha deklaroi më tej se është e njëjta metodë me shembjen e shkollave me pretekstin e dëmtimit nga tërmeti dhe më pas për ndërtimin e tyre me fonde të majme.

“Edi Rama ka ndërtuar këtu narko-shtetin. Këto ditë mësova se në projektet e tyre është edhe të shembin 90 mijë banesa. Ku do shkojë droga? Do shemben 90 mijë banesa, kanë bërë projektin. Siç e keni parë këta çdo kohë shembin shkolla të padëmtuara nga tërmeti për të vjedhur. Ndërton shkollën me 3 milionë euro kur standardi evropian llogarit çdo shpenzim që bëhet dhe ai thotë se shkolla është 680 mijë euro. Ky ndërton shkolla me 3 milionë, Rakip Suli me shembullin e tij po ashtu me 3 milionë. Shembin shkolla pa asnjë plasaritje, kanë rikthyer turnet në Tiranë, ndërsa në Kamëz ka turne të treta. Aty nuk ka shkollë, i verboi grabitja dhe veprojnë në këtë mënyrë”, u shpreh ai.

sali berisha protesta e opozites

EMISIONET