Telefonatat me celularin e policit, Klodiana Lala: Erion Veliaj rrezikon burg me akuzën e re
SPAK po kryen hetime për disa telefonatë që kryebashkiaku Veliaj ka kryer ndërsa transportohej nga paraburgimi i Durrësit për në godiën e SPAK-ut, duke i marrë telefonin një polici të burgjeve. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kur u transferua nga paraburgimi drejt gjykatës, ka bërë telefonata dhe zonja Xoxa që ishte në përgjim, një nga telefonatat është adresuar në telefonin e saj. Kjo bisedë është një akuzë e re ndaj Veliajt, tha Lala.
“Kur u transferua nga paraburgimi drejt gjykatës, ka bërë telefonata gjatë transferimit. Zonja Xoxa ishte në përgjim, një nga telefonatat është adresuar në telefonin e saj, SPAK e ka përgjuar. Kur Veliaj po njihej me masën e sigurisë, SPAK dhe BKH ka thirrur të gjithë grupin e shoqërimit dhe i ka marrë në pyetje. Një nga punonjësit e policisë, pranoi para hetuesve që i kam dhënë telefonin zotit Veliaj sepse ma kërkoi. Ai tha, duke qenë se e shoh Veliajn me pushtet ia dhashë sepse rrezikoja vendin e punës. Por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Ai është oficer me eksperiencë ka shumë vite. Ka nisur edhe hetim për grupin e gatshëm që ka bërë transferimin. Është ngritur një akuzë e re, për futjen dhe mbajtjen e sendeve të paligjshme, që ka marzh 5-10 vite burgim. Kur vepra penale kryhet me një profesionist, dhe ai edhe pse në furgonin e policisë, konsiderohet si ambjent paraburgimi dhe koncepti i ligjit është që punonjësi i policisë është profesionist dhe e ka kryer në bashkëpunin. Veliaj ka dhënë shpjegime. Kjo është akuzë e re"- tha Lala.