Tabaku: Shqiptarët përballen me rritjen e çmimeve dhe rroga e pensione të pamjaftueshme

Tabaku: Shqiptarët përballen me rritjen e çmimeve dhe rroga e

Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale gjatë serisë së saj të fundjavës “Ditari javës”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehu shqetësimin për përballjen e qytetarëve shqiptarë me rritje të lartë të çmimeve ndërsa rrogat dhe pensionet mbeten shumë të ulëta për të mbuluar nevojat bazë të jetesës.

Sipas Tabakut, inflacioni ka goditur rëndë familjet shqiptare, duke rritur çmimet e ushqimeve dhe produkteve bazë me 55% për shkak të asaj që ajo e cilësoi si “inflacion socialist”.

Tabaku theksoi se rrogat nuk ndjekin rritjen e çmimeve, duke ulur fuqinë blerëse të qytetarëve. “Ju blini çdo ditë më shtrenjtë bulmetin, mishin, zarzavatet dhe çdo produkt të pazarit ditor,” shprehet ajo, duke shtuar se 40% e të ardhurave familjare shkojnë vetëm për ushqim, ndërsa pjesa tjetër mbulojnë faturat e rritura të energjisë dhe ujit, dhe shpenzimet për qiranë e përditshme.

Një tjetër pikë e theksuar nga Tabaku ishte hendeku në rritje mes shpenzimeve bazë dhe pensioneve, të cilat, siç thotë ajo, nuk arrijnë të mbulojnë as një të dhjetën e nevojave të përditshme të pensionistëve. Ajo e quajti këtë një dështim të qeverisë për të ofruar një jetë dinjitoze për qytetarët që punojnë dhe për pensionistët, të cilët janë më të prekurit nga kriza ekonomike aktuale.

Ajo i ftoi shqiptarët që të pyesin deputetët dhe ministrat socialistë që vijnë për t’i shpjeguar buxhetin se çfarë fitojnë ata qytetarët nga një buxhet që nuk ofron shpresë dhe mundësi për qytetarët por vetëm para për një pakicë.

Deputetja demokrate argumentoi se kjo është beteja për një ekonomi për qytetarët që duhet të prevaojë pasi sistemi i ngritur është një sistem që akomodon dëshirat dhe kërkesat e një pakice. Sipas deputetes së PD shqiptarët duhet të largojnë këtë sistem të kompromentuar që nuk i shërben atyre por një pakice.

EMISIONET