Sula: Veliaj nuk ka mbajtur premtimet për shkollat në Tiranë, bën propagandë me letra si trakte
Me anë të një interviste në Ora News, Lili Sula Drejtuesja e departamentit të arsimit në PD tha se nuk duhet të ishim në këtë realitet me shkolla që vazhdojnë me dy turne në Tiranë.
Ajo shtoi se Erion Veliaj qëllimisht nuk ika realizuar premtimet e tij, sepse mjafton vetëm taksa e arsimit që duhej bërë transparente, për të rregulluar disa probleme të arsimit.
Sula: Sot nuk duhet të ishim në këtë realitet me shkolla që vazhdojnë me dy turne, ndërsa duhej rishpërndarje më e drejtë. Kryetari bashkisë i premtoi fëmijëve ujë në shkolla dhe shkolla në një turn dhe në mes të kryeqytetit, kjo gjë nuk është zgjidhur. Prandaj prindërit janë detyruar që t’i çojnë në institucione private dhe të paguajnë kosto të shtrenjta.
Veliaj qëllimisht nuk ika realizuar premtimet e tij, sepse mjafton vetëm taksa e arsimit që duhej bërë transparente, një pjesë e këtyre të ardhura do të shkonin në ngritjen e një shkolle. Në Astir nuk ka shkollë, duke bërë që prindërit t’i çojnë fëmijët në zona shumë larg. Kryetari i baskisë bën propagandë me fëmijët. Sjell një trakt në bankat e fëmijëve që të lexojnë letrën e Veliajt.