Sula tall keq Ballën: Dikur mbronte inceneratorët, sot ka gjetur “bletën” punëtore

Sula tall keq Ballën: Dikur mbronte inceneratorët, sot ka gjetur

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar deputetin socialist, Taulant Balla për shkak të një postimit të këtij të fundit duke promovuar pastrimin e qytetit të Lushnjes nga omstamcat e Bashkisë.

Përmes rrjeteve sociale Sula thekson se kryetari i grupit të PS ka mbrojtur me shpatë në dorë inceneratorin e Elbasanit, ndërsa tani njohja me kryebashkiaken e Lushnjes duket se ka eklipsuar vlerësimet e kreut të grupit të PS për kryeministrin.

Deputeti deklaroi më tej se Balla ka gjetur ” bletën” punëtore që i pastron vetë plehrat në Lushnje dhe jo më tek privati.

"Kë duhet të besojnë shqiptarët Taulantin e Elbasanit të Lushnjes apo kryeministrin?!
Kryetari i grupit të PS, deri dje drejtues politik i qarkut të Elbasanit ka mbrojtur me “shpatë” në dorë inceneratorin e Elbasanit që i mori shqiptarëve 22 milionë euro dhe që asnjë ditë ska djegur plehra. Aq shumë e donte inceneratorin saqë me lumturinë më të madhe u ul në karrigen e parë në fushatën e 2021 te prigu me plehra.

E cilësonte një domosdoshmëri për qytetin. 29 euro për ton, dhe shpenzimet e karburantit për të ardhur makina me plehra nga Librazhdi, Gramshi e Belshi në Elbasan nuk kishin pikën e rëndësisë për Taulantin.

Por, njohja me kryebashkiaken e Lushnjes duket se ka eklipsuar vlersimet e kreut të grupit të PS për kryeministrin. Tani për të, koncesioni për pastrimin dhe përpunimin e plehrave nuk është më zgjedhje. Ai ka gjetur ” bletën” punetore që i pastron vetë plehrat në Lushnje dhe jo më tek privati.

Ish numri dy i forcës politike që qeveris vendin që ka mbrojtur një skemë që i grabit shqiptarëve mbi 400 milionë euro del edhe thot tashmë se ndërmarrja e bashkisë e pastron më mirë qytetin sesa kontraktorët e inceneratorëve.

Lind pyetja: kë duhet të besojnë qytetarët, shefin e Taulantit që thotë se skema e inceneratorëve dhe pastrimi me 29 euro për ton është zgjidhja më optimale, apo vet ish numrin dy të PS 8 cili ka gjetur si zgjidhje më opimale, ndërmarrjet e bashkisë.

Shqiptarëve u boshatisen xhepat ndërsa pushtetarët ndryshojnë qëndrim sipas qarkut ku dërgohen. Kjo është të tallesh me paratë e qytetarëve. Mbi 400 milionë euro të inceneratorëve për ta janë vetëm letra me vlerë që flenë nën dyshek", shprehet Sula.

taulant balla dashnor sula

EMISIONET