Spiropali me Kongresmenin Jimmy Patronis/ Ministrja e Jashtme: U ndalëm te rëndësia e sigurisë ushtarake të NATO-s

Spiropali me Kongresmenin Jimmy Patronis/ Ministrja e Jashtme: U ndalëm te

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Kongresmenin amerikan Jimmy Patronis, ku diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërsektorial midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Gjatë vizitës, fokusi kryesor ishte te rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, veçanërisht në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës.

Bashkëbiseduesit ndalën edhe tek rëndësia e lidhjes infrastrukturore për sigurinë dhe mobilitetin ushtarak të NATO-s, duke përfshirë projektin strategjik të Korridorit VIII dhe korridoret e tjera energjitike dhe sigurie që lidhin rajonin.

Takimi u shfrytëzua për të nxjerrë në pah nevojën për projekte të përbashkëta që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe forcimin e kapaciteteve strategjike, duke rritur edhe praninë dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Postimi i Ministres se Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali:

 

EMISIONET