"Është për babain dhe Pandeliun", djali i Fredi Belerit flet pas fitores së bashkisë. Në Himarë vijon festa me këngë e valle

Djali i Fredi Belerit, Petro, në një intervistë për Ora News pas shpalljes së rezultatit në Himarë është shprehur shumë i lumtur për fitoren e të atit si kryetar bashkie.

Rezultati bëhet dhe më emocionues për vetë rrethanat. Fredi Beleri ndodhet në paraburgim sëbashku me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokoveshi.

"Jam shumë i gëzuar, shumë i emocionuar. Është një fitore e madhe për Himarën. Të gjithë njerëzit qajnë dhe gëzojnë se nuk kemi bërë asgjë. Donim të bënim mirë për Himarën aq. Kjo fitore është dhe për Fredin, babain tim, dhe Pandelinë".

Ndërkohë festa në Himarë nuk ka të mbaruar. Qindra mbështetës të Fredi Belerit dhe qytetarë të Himarës po festojnë me këngë dhe valle greke në shëtitoren Lungomare të qytetit.

zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET