Shqiptaro-Italianët “shpërthejnë” ndaj Ramës, Hallulli: Ai mund të mashtrojë në Greqi, por me ne s’i ecën. Asgjë s’ka bërë për ne
Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Italiane Abruzzo, Luan Hallulli nuk e ka kursyer zhgënjimin e tij mbi takimin e sotëm që kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi me komunitetin shqiptar në Milano.
Në një intervistë në studion lajmeve në “Ora News”, Hallulli deklaroi se në këto 11 vite si kryeministër sot ishte hera e dytë që ai u takua me shqiptarët e Italisë
Po ashtu ai kujtoi se Rama dhe qeveria që ai drejton nuk ka bërë asgjë për ta.
“Buxheti i shtetit mbushet me remitancat e shqiptarëve, ndërsa ai edhe një të drejtë vote që i kemi kërkuar nuk e ka bërë. Atëherë pse duhet ta vlerësojmë atë.
Ai mund të mashtrojë në Greqi, por me ne s’i ecën. Asgjë s’ka bërë për ne”, deklaroi ndër të tjera Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Italiane Abruzzo, Luan Hallulli.
Hallulli: Kryeministri Rama sa herë që vjen në Itali, na vjen edhe na fton që ne të investojmë në Shqipëri.
Por çdo gjë është e kundër e kryeministrit Rama. Pritjen e kanë bërë jo pak të mirë për atë që ka bërë Rama për Diasporën.
Është shumë e fortë që e kanë pritur me atë entuziasëm, sepse nuk e meriton Rama që të pritet me atë entuziasëm në Milano. Sepse Rama, qeveria Rama nuk ka bërë asgjë për Diasporën.
Nuk kemi një të drejtë vote. Na premtoi që do na realizonin votën e Diasporës, edhe nuk e bënë të mundur.
Rama sa herë vjen në Itali pretendon të presin me cdo kusht por është një gjë e mirë edhe ajo protesta e djemve që protestuan sot në Milano. Ka
bërë marrëveshjen për pensionet, vetëm këtë ka bërë nuk ka bërë asgjë tjetër.
Kryeministri Rama nuk ka bërë asgjë për Diasporën.
Bëri një ministri Diaspore edhe atë siç e bëri e shkriu. Na thirri dy herë për të ngrënë një pjatë makaronë në Tiranë edhe e mbaroi.