Zgjidhet kreu i degës së Rithemelimit në Korçë, ja kush u shpall fitues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2024, 20:24
Mbyllet numërimi i votave për kryetar të Rithemelimit në Korçë dhe nga procesi i votimit, fitues ka rezultuar Dhimitri Çyfeku.
Ai ka arritur të grumbullojë 313 vota, ndërsa është pasuar nga Eleina Qirici me 235 vota dhe Harito Zoto që ka marrë vetëm 17 vota.
Ndërkaq 12 vota të tjera kanë rezultuar të pavlefshme.
Procesi ka nisur që ne oren 8:00 të ditës së sotme dhe ka perfunduar së bashku me numërimet vetëm pak minuta më parë.