"Shpopullimi nuk erdhi nga opozita"/ Blushi: Kjo tokë ka Zot! Shqipëria u përket shqiptarëve!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2026, 10:46
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar në "Facebook" një fragment të fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit, ku ai rradhit dëmet që i janë shkaktuar shqiptarëve nga qeverisja aktuale.
Shpopullimi, korrupsioni, varfëria dhe ligjet që sipas tij bien kundër me vlerat dhe me kornizat e familjes shqiptare, ishin disa prej akuza që Blushi listoi në Kuvend.
Sipas tij, Shqipëria është e shqiptarëve dhe bëri thirrje që kjo qeveri të rrëzohet sa më parë.

