Shkarkimi i Veliajt/ Myzyraj: Problemi ka nisur në Gjykatën Kushtetuese
Gazetari, Isa Myzyraj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se problemi lidhur me shkarkimin e Veliajt ka nisur në gjykatën Kushtetuese.
Myzyraj: Unë problemin kryesor e shikoj diku tjetër, përveçse Bajram Begajt.
Është një institucion tjetër që duhej të ishtë në mbledhje sonte.
Me datë 29 shtator, Veliaj e ankimon vendimin e këshillit të Ministrave.
Unë i bëj një pyetje gjykatës Kushtetuese zyrtare atë ditë dhe e pyes që: A konsiderohet e pezulluar vendimi i këshillit të ministrave?
Gjykata Kushtetuese më kthen përgjigje ditën e djeshme dhe ishte kjo përgjigjia: Gjykata ka bërë publikin e regjistrimit të kërkesës.
Shpallja është e barazvlefshme me njoftimin publik.
Pra nga kjo përgjigje unë nuk marr vesh asgj. Unë e ripyeta gjykatën Kushtetuese: Ju lutem a mund të më përgjigjeni shprehimisht?
Pastaj gjykata Kushtetuese më tha që nuk kemi më koment.
Pra unë mendoj se problemi ka nisur në atë gjykatë Kushtetuese.

