Shkarkimi i Veliajt dhe zgjedhjet e reja në Tiranë/ Bala: Opozita duhet të jetë në lartësinë e duhur

Gazetari, Anri Bala i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se opozita e ka fituar një betejë sa i përket shkarkimit dhe arrestimit të Erion Veliajt dhe se tani opozita duhet të jetë në lartësinë e duhur.

Bala: Unë nuk kuptoj dot një opozitë që voton pro shkarkimit se që ta kujtojmë kuorumin për të shkarkuar Veliajn, PS nuk e ka pasur për shkak të vakancës.

Veliaj është shkarkuar nga votat e PD dhe PS.

Nuk e kuptoj një opozitë që rend 7 muaj me protesta që do çonin në arrestimin e Veliajt.

Për çfarë e shkarkove?

Ti nuk pretendon që do e shkarkoj edhe këshilli i ministrave.

Do e shkarkojë edhe Bajrami.

A do i kalonin këto faza këto apo nuk do i kalonin?

Besoj se opozita duhet të jetë në lartësinë e duhur.

E para të qetësohet sepse e ka fituar një betejë.

EMISIONET