Shehu për rastin e Belerit: Dëshmi e deformimit të demokracisë, këtë duhet të kuptojë Athina e Brukseli

Shehu për rastin e Belerit: Dëshmi e deformimit të

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar për burgosjen e Fredi Belerit, dukie u shorehur se kjo është një çështje që tregon se në Shqipëri nuk ka institucione të pavarura.

Sipas tij ky nuk është një rast sporadik dhe as kundër një minoritari por simptomë e sëmundjes së rëndë që po kalon vendi në këtë regjim dhe që sipas tij quhet "Deformim i thellë i demokracisë".

Këtë sipas tij duhet të kuptojë kryeministri grek dhe të tjerët në Athinë apo Bruksel qofshin.

Postimi i plotë

Ceshtja Beleri eshte ceshtje e Shqiperise!

Eshte ceshtje, qe tregon se ne Shqiperi nuk ka institucione te pavarura.

Ka vetem rregjim!

Qe drejtesia eshte vecse prone e rregjimit, ne sherbim te rregjimit.

Dhe kjo eshte e njejte per te gjithe shtetasit tane, pavaresisht nga nacionaliteti.

Qofte ky “shqiptar”, qofte “grek”, qofte tjeter.

Qofte ai ne Himare, qofte ne Dropull, Libohove, Gjirokaster, Tepelene, Memaliaj, Kelcyre a Permet.

Kudo te njejtat shkelje ligjesh, edhe keto dite.

“Investime” elektorale korruptive, presione, keq perdorim i administrates, blerje votash, arogance etj te pushtetit dhe instutucioneve ndaj qytetareve….

Dhe me nje drejtesi “qorre, shurdhe dhe memece”…pervecse kur “urdherohet”!

Sic ndodhi sot ne ate “proces” per Himaren.

Jo si nje rast sporadik ai, as kunder nje minoritari, por si nje simptom te semundjes se rende qe po kalon vendi nen kete rregim:

—“Deformim i thelle i demokracise”, quhet.

Kete duhet te kuptoje edhe Z. Mitsotakis, edhe te tjeret ne Athine apo Bruksel.

Sepse pa kuptuar kete askush nuk na ndihmon dot qe te “sherohemi”!

Megjithese se pari duhet te ndihmojme vehten tone!

zgjedhjet e 14 majit fredi beleri

EMISIONET