Shehu: Ndryshe nga rasti “Beqaj”, me Berishën po përballemi me një skenar politik për të izoluar opozitën

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu në një intervistë dhënë për “Ora News” deklaroi se hetimi që është në zhvillim e sipër për çështjen e Sterilizimit është një zhvillim normal për të gjithë ata që dyshohen se kanë kryer shkelje.

“Në këtë kuptim i nxis organet e drejtësisë që të vijojnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje”, u shpreh Shehi.

Ndërsa lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministri Sali Berisha, ligjvënësi demokrat, theksoi se ndryshe nga hetimi ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, IlirBeqaj, ka një tendencë të organeve të drejtësisë për të izoluar kreun e opozitës në Sjhqipëri.

“Është e ngjashme me atë çfarë ndodhi në Rusi me Navalnin, pasi këtu kemi të bëjmë me një regjim dhe si të gjitha regjimet, kërkojnë izolimin e kreut të opozitës dhe të vetë opozitës.

Pasi kemi një vendim për heqje të lirisë për kreun e opozitës pa marrë një miratim nga Parlamenti dhe duke anashkaluar parimi se çdo njeri konsiderohet i pafajshëm deri në përfundim të hetimeve dhe të ketë një vendim përfundimtar nga Gjyakata. Pra në këtë kontekst, kemi të bëjmë me faktin se regjimet janë ato që i izolojnë njerëzit, dhe këtu kemi një skenar të mirëfilltë politik”, u shpreh ndër të tjera deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

sali berisha tritan shehu katerina hysenllari ilir beqaj sterilizimi

EMISIONET